24 Dhjetor 2024

Në Mitrovicë ndalohet ndërtimi i objekteve pa leje

Mitrovicë, 22 prill - Me qëllim të vendosjes së rregullit në fushën e ndërtimeve në qytetin e Mitrovicës, Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit ka marrë vendim që prej muajit prill 2013 të mos lejoj asnjë ndërtim pa leje paraprake nga organi kompetent. Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë tejkalim sa i përket gabariteve apo etazhit.

Drejtori i kësaj drejtorie, Lulzim Zeqiri, paralajmëroi masa ndëshkimore për të gjithë ata që nuk ju përmbahen këtyre rregullave.

“Çdo tentim për të ndërtuar pa leje ndërtimore nga organi kompetent ose tejkalim i lejes ndërtimore, do të pasoj menjëherë me rrënim të objektit dhe të gjitha shpenzimet do t’i bart pala”.

Ai kërkoi nga pronarët e kompanitë ndërtimore në territorin e Komunës së Mitrovicës, si dhe nga të gjithë qytetarët, pjesëmarrësit në ndërtim, personat fizikë apo juridikë, që paraprakisht të pajisen me leje ndërtimore nga organi kompetent dhe pastaj të fillojnë punët ndërtimore.

 “Kjo është mënyra e vetme që të mos i nënshtrohen rrënimit të objektit”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)