Në Kinë zbulohen 1 miliard e 520 milion ton naftë bruto
Pekin, 29 mars - Autoritetet kineze njoftuan se gjatë vitit të kaluar, në Kinë janë zbuluar rezerva të mëdha të naftës bruto që arrijnë në 1 miliard e 520 milion ton naftë.
Kina njoftoi se me teknologjinë ekzistuese mund të nxjerrë vetëm 270 milion ton naftë nga sasia e lartpërmendur.
Ky vend gjatë vitit të kaluar zbuloi 961 miliard e 220 milion metër kub gaz natyror nga të cilat mund të nxjerrë vetëm 550 miliard metër kub gaz.
Kina me rritjen ekonomike rreth 8% është konsumatori i dytë më i madh i energjisë në botë.