24 Dhjetor 2024

Në Jon dhe Kretë ka depozita nafte dhe gazi

Athinë, 5 prill - Rezultatet kanë dalë pozitive për ekzistencën e naftës dhe gazit pas përpunimit të të dhënave të para të siguruara nga hetimet sizmike të anijes "Nordic Explorer" të kompanisë norvegjeze "Petroleum Geo Services" (PGS) në Jon dhe jug të Kretës, në një sipërfaqe prej 225 000 km katrorë në det.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria greke e Mjedisit, e cila konfirmon zyrtarisht për herë të parë se në detin Jon dhe në Kretë ka naftë dhe gaz. Ministri i Mjedisit dhe i Energjisë Evangelos Livieratos tha se "imazhet e para pasqyrojnë struktura të mprehta interesante gjeologjike për identifikimin e hidrokarbureve".

Në mënyrë të veçantë ai deklaroi se "nga trajtimi i 30 % të imazheve sizmike bërë nga nëntori 2012 deri në 25 shkurt 2013, vlerësohet zyrtarisht ekzistenca e naftës dhe gazit".

Në thelb, këto përfundime shërbejnë për kompanitë e mëdha të naftës, që janë të interesuara për të dhënat sizmike, siç është "Total" e Francës dhe "ExxonMobil" e ShBA-së, të cilat janë tashmë në diskutime me norvegjezët.

Deri në shtatorin e sivjetshëm pritet të përfundojë interpretimi i gjithë paketës së të dhënave sizmike, e cila pastaj do të ofrohet për shitje në treg, në gjysmën e parë të vitit 2014, për të nisur raundin e parë të koncesioneve.

Në fillim të marsit, kompania që kreu kërkimet sizmike, deklaroi se fushat me interes të veçantë ndodhen pranë ishujve të Jonit, në veri dhe perëndim të ishullit të Korfuzit, në Paksos, Lefkada, Zakinthos, Qefaloni dhe në Katakolon, zona të cilat janë nënvizuar në hartën e naftës dhe gazit si të pasura me rezerva të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)