Në Greqi hapet konferenca e teknologjive industriale
Athinë, 10 prill - Dje në kryeqytetin e Greqisë Athinë u hap konferenca e Teknologjive Industriale për vitin 2014.
Gjatë kësaj konference treditore më shumë se 1000 përfaqësues nga vendet e ndryshme të Europës do të paraqesin arritjet e tyre në fushat e nano- dhe të bioteknologjisë, të materialeve të teknologjisë së lartë dhe prodhimit me teknologji të lartë etj.
Organizatorët vënë në dukje se temat kryesore të kësaj konference përfshijnë zhvillimin e Europës dhe të botës në epokën e teknologjisë së lartë, riindustrializimin dhe zhvillimin rajonal të Europës etj.
Konferenca është një nga veprimtaritë kryesore gjatë presidencës greke të BE-së.