Në detin Jon dhe në jug të Kretës ka naftë dhe gaz
Athinë, 4 mars - Zëvëndës presidenti i firmës norvegjeze PGS Svir Stradenes konfirmoj se ne detin Jon dhe në Jug të Kretës ka rezerva të mëdha gazi dhe nafte.
Sipas tij, nën det, në jug të Kretës dhe në detin Jon ekzistojnë rezerva të mëdha hidrokarburesh.
Kompania PGS nisi kërkimet në Nëntor të 2012 dhe para ca ditësh i përfundoj ato. Kërkimet u shtrinë në një territor prej 12431m katrorë në detin Jon dhe në jug të Kretës.
Sipas ministrit të Energjitikës të Greqisë Evangelos Livieratos deri në vitin 2014 do kenë mbaruar dhe analizat e fundit dhe fillojnë shpimet e puseve të para!
Qeveria Greke i ka bazuar të gjithë shpresat për të dalë nga kriza e thellë ekonomike tek rezervat e hidrokarburve që disponon Greqia, që sipas shumë specialistëve janë në sasi jashtëzakonisht të mëdha.
Sipas analistëve politik dhe ekonomik, zbulimi i këtyre rezervave ishte dhe faktori kyç që "zbuti" Kancelaren Merkel për sa i përket politikës të saj me Greqinë, si dhe ishte dhe qëllimi kryesor i vizitës të Presidentit Frances Holland pra disa ditësh në Athinë.