23 Dhjetor 2024

Në 11 puse që janë shpuar në Turqi është gjetur naftë

Stamboll, 17 dhjetor - Sipas të dhënave të Ministrisë së Energjitikës dhe Burimeve Natyrore Ndërmarrja Shtetërore e Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO) për vitin 2012 planifikoi shpimin e gjithsej 56 puseve me qëllim eksplorimin e hidrokarbureve në Turqi.

Nga këta 54 puse janë në tokë dhe 2 janë ndodhen në det. Kjo ndërmarrje (TPAO) e ka realizuar dhe tejkaluar objektivin e saj për vitin 2012 dhe përfundoi punimet e shpimit në 57 puse gjithsej, ndërkohë që punimet e shpim-kërkimit vazhdojnë ende në 7 puse të tjera.

Në 6 nga 57 puset, ku kanë përfunduar punimet e sondimit, janë gjetur rezerva me gaz natyror, kurse në 11 të tjera janë gjetur rezerva nafte. Brenda një kohe të shkurtër do të përfundojnë punimet edhe në 9 puset e tjera dhe në bazë të analizave do të përcaktohet se përmbajnë apo jo hidrokarbone me përfitime ekonomike.

Deri tani gjatë vitit 2012 janë zbuluar 8 zona naftëmbajtëse në Rajonin e Anadollit Juglindor dhe 3 zona të pasura me gaz natyror në Rajonin e Trakisë.

Në 2 puse që janë hapur në zonën Vakıflar të Trakisë për herë të parë është realizuar prodhimi i gazit natyror nga Formacioni Danishment. Rezerva gazi janë gjetur edhe në pusin Xhejlankoj që ndodhet në veri të provincës Luleburgaz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)