Ndrrohet gypi i ujit, mbesin pa ujë lagja e Muhaxhirëve dhe Bregu i Diellit
Prishtinë, 2 tetor - Kompania Rajonale e Ujësjellesit Prishtina po bën përpjekje të vazhdueshme në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, gjithnjë për ofrim më të mirë të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Andaj, gjatë ditës së sotme KRU Prishtina do të realizojë punime teknike në infrastrukturë , konkretisht do të ndrrohet gypi i ujit AC fi 350 mm dhe do të vendoset gyp i ri.
"Përgjatë punimeve, ne jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për dy lagje të Prishtinës: Lagjja e Muhaxhirëve dhe lagjja Bregu i Diellit", bën të ditur KRU Prishtina.
Përpjekjet e ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit do të jenë maksimale për realizim sa më të shpejt të këtyre punimeve, shumë të rëndësishme për dy lagjet e kryeqytetit.