Ndihmat për Opelin, Merkel bisedon me landet
Berlin, 10 qershor - Kancelarja gjermane Angela Merkel këshillohet këtëtë enjte me kryeministrat e landeve ku ndodhen uzinat e OPEL-it për mënyrat e mbështetjes së prodhuesit të automobilëve.
Megjithë refuzimin e ministrit të Ekonomisë, Rainer Brüderle (FDP) Merkel ka sqaruar se ende nuk është thënë fjala e fundit për OPEL-in.
Në tryezën e bisedimeve ndodhen ndihmat e Bankës Evropiane për Investime apo pjesëmarrja më e fuqishme e landeve federale për rimëkëmbjen e OPEL-it. Brüderle ka refuzuar një garanci shtetërore prej 1,1 miliardë euro për OPEL-in.
Refuzimin e tij ai e ka arsyetuar me faktin që koncerni mëmë i OPEL-it, General Motors tani është në gjendje më të mirë ekonomike dhe financiare.