Ndërtohet ura e dytë mbi Danub
Bullgari, 15 korrik - Më shumë se 400 inxhinierë dhe arkitektë nga Bullgaria, Spanja, Rusia, Serbia, Gjermania, Italia e të tjera kanë vizituar sheshin e ndërtimit në urën e dytë mbi Danubin nga fillimi i ndërtimit të tij.
Mbi 80 inxhinierë bullgarë u njohën gjatë javës së fundit me teknologjinë unikale të realizimit të pajisjes transkufitare dhe hekurudhore, të aplikuar nga ndërtuesi Firma spanjolle FCC Construccion.
Është i shtuar dhe interesi dhe drejt sajtit të specializuar të projektit Ura e Danubit Vidin-Kallafat, i cili vetëm për 5 muaj, nga dhjetori i vitit 2011 deri në prill të vitit 2012, është vizituar prej mbi 49 000 veta, ku më të shumtë janë vizitat nga Bullgaria, Spanja, Rumania, Kanadaja, Austria, Gjermania e të tjera.