23 Dhjetor 2024

Ndërtimi i gazsjellësit South Stream nis në dhjetor

Moskë, 15 nëntor - Rusia i afrohet fundit të vënies në jetë të projektit të gazsjellësit South Stream.

Rusia marrëveshjen e fundit e nënshkroi me Slloveninë dhe synon që transferimin e e parë të gazit natyror përmes këtij tubacioni ta realizojë në vitin 2015.

Rryma e Jugut është linja e dytë gazsjellëse, me të cilën Rusia lë jashtë loje Ukrainën, do të kalojë mbi Detin e Zi dhe nëpërmjet Bullgarisë.

Planifikohet që me këtë gazsjellës Rusia të furnizojë Evropën Jugore.

Marrëveshja e fundit e nevojshme për “Rrymën Jugore” u nënshkrua me Slloveninë.

Rrjedhja e gazit të parë në këtë tubacion, për të cilin Turqia ka lejuar kalimin në zonën ekonomike të Detit të Zi, pritet të realizohet në vitin 2015.

Linja ka një gjatësi prej 3 mijë e 600 kilometra dhe planifikohet të ketë një kapacitet prej 63 miliardë metra kub në vit.

Për realizimin e projektit do të shpenzohen 16 miliardë dollarë. Nga këto 10 miliardë do të përdoren vetëm për pjesën e tubacionit që do të kalojë nën Detin e Zi.

Pas vënies në punë me kapacitet të plotë, “Rryma e Jugut” do të sigurojë 14% të nevojës për gaz natyror të vendeve të Bashkimit Evropian.

Në fillim planifikohet që kjo linjë të furnizojë me gaz natyror Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Slloveninë, Austrinë dhe Italinë.

Punimet për ndërtimin e gazsjellësit që do të sigurojë furnizimin e drejtpërdrejtë të vendeve e Evropës me gazin rus do të fillojnë më 7 dhjetor të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)