Ndërtimi i Ambasadës amerikane do të punësoj rreth 600 punëtorë
Prishtinë, 24 prill - Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Arban Abrashi u takua me përfaqësuesin e kompanisë B. L Harbert International, Brian J Kelly, kompani kjo e cila do të fillojë me ndërtimin e objektit të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Ky takim ishte në vazhdën e disa takimeve të mbajtuara më herët dhe tani po finalizohet me hapjen e konkurseve për punësimine e deri 600 punëtorëve të profileve të ndryshme që do të punojnë në këtë projekt.
Konkurset do të hapen në të gjitha qendrat e punësimit të MPMS dhe me këtë rast ftohen punëkërkuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për punësim.
Në këtë takim Ministri me përfaqësuesin e kompanisë u dakorduan që të shfrytëzohen qendrat e aftësimit profesional për testimin paraprak të këtyre punëkërkuesve për profesione të ndryshme.
Ftohen punëkeruesit që të shfrytezojnë këtë mundësi punësimi si dhe mundesinë e ngritjes së tyre profesionale.