Ndërpritet prodhimi i avionëve F-35 në Amerikë
Washington, 4 gusht - Për shkak të krizës financiare në ShBA është ndërprerë prodhimi i avionëve luftarakë F-35.
Për shkak të mungesës së buxhetit, departamenti amerikan i mbrojtjes do të ndërpresë projektin e madh për prodhimin e avionëve F-35 me qëllim që të plotësojë mungesat buxhetore të krijuara nga shkurtimi i buxhetit me 500 miliard dollarë.
Projekti për prodhimin e avionëve F-35, ka një kosto prej 391 miliard dollarë, ndërkohë që sipas planeve të ushtrisë amerikane mbi 80 mijë ushtarakë amerikanë janë liruar nga detyra dhe 8 divizione janë shpërbërë.