Ndërprerjet e furnizimit me ujë si shkak i dëmtimit të rrjetit të ujit
Prishtinë, 24 dhjetor - Pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava prej - 6.17 m nën nivelin e kapërderdhjes dhe Badoci prej - 11.35 m, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po vazhdon me furnizim stabil me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit.
Ndërprerjet e furnizimit me ujë në disa zona, kohën e fundit ndodhën si shkak i dëmtimit të rrjetit të ujit dhe normalisht që deri në sanimin e defekteve , detyrohemi të ndërprejmë edhe furnizimin me ujë të pijshëm.
''Me të gjitha kapacitetet teknike operative, do të mundohemi të ruajmë këtë tempo të furnizimit edhe gjatë festave të fundvitit 2020.''
''Neve si konsumatorë na mbetet të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm , të paguajmë faturat e ujit dhe të mirëkuptojmë ndërprerjet e ujit kur ndodhin si shkak i dëmtimeve në rrjet'', thekson KRU Prishtina.