24 Dhjetor 2024

Ndërprehet prodhimi i ujit në Komunën e Shtimes,

Shtime, 6 janar - Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka bërë të ditur për të gjithë konsumatorët e Komunës së Shtimes përfshi qytetin dhe fshatrat se gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 14:00, kemi ndërprerë prodhimin e ujit, për shkak të vërshimeve nga reshjet atmosferike që po mbretërojnë në 24 orët e fundit.

Zyra për marrëdhënie me publikun e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se e tërë sipërfaqja ku gjenden puset nëntokësore, fabrika e përpunimit të ujit, stacioni i pompave dhe rezervuari kryesor është e vërshuar, me ç’rast rrezikohen të gjitha stabilimentet elektromakinerike.

\"Andaj, jemi detyruar të ndërprejmë prodhimin e ujit për të ruajtur stabilimentet dhe personelin e kompanisë.\"

\"Posa të bie niveli i ujërave sipërfaqësore, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit, por kjo varet nga kushtet atmosferike\", thekson njoftimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)