Ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në qendër të qytetit të Prishtinës
Prishtinë, 4 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar konsumatorët në zonën qendër të qytetit të Prishtinës me zona përreth se, tash për tash kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të piijshëm sipas KRUP janë punimet teknike nga ana e ekipeve të rrjetit të ujësjellësit në sanimin e defektit në gypin me diametër fi 63 mm për shkak të pëlcitjes në rrugën ,,Qamil Hoxha,, në Prishtinë.
Shkaku i sanimit të defektit në fjalë, jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për kohë të shkurtër.