Ndalet përkohësisht derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës
Meksikë, 16 korrik - Në luftën kundër derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, koncerni BP ka arritur për herë të parë, tre muaj pas fillimit të katastrofës, një sukses të madh.
Vrima e derdhjes së naftës në thellësi prej 1.500 metrash është mbyllur në tërësi, të paktën përkohësisht.
Për të provuar funksionimin e cilindrit të vendosur janë mbyllur të gjithë ventilat, kumtoi BP, i cili njëkohësisht paralajmëroi nga pritjet e tepërta.
Ende është e paqartë për shkak të presionit të madh nëse vrima do të mbetet e mbyllur në tërësi.
Ndërkohë që edhe kjo zgjidhje konsiderohet si kalimtare.
Mbyllja përfundimtare pritet pas testeve të shumta që priten deri në gusht.