Naftëtarët e Kuvajtit në grevë për rritjen e pagave
Kuwait City, 19 prill - Punonjësit e sektorit të naftës në Kuvajt sot kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së përgjithshme, një faktor që po ndikon ndjeshëm në prodhimin e naftës në Emiratet e Bashkuara duke shënuar një zhvlerësim prej më shumë se 60 për qind, ndërsa qeveria po përpiqet të rekrutojë krah pune jashtë vendit.
Sindikata u bëri thirrje nëpërmjet një postimi në platformën Twitter, të gjithë punëtorëve të sektorit të naftës se greva do të vijojë edhe më tej.
Prodhimi i naftës në Kuvajt, anëtar i OPEC-ut pësoi rënie nga 3 milionë fuçi në ditë në 1,1 milionë fuçi në ditë, gjithashtu edhe përpunimi i naftës në Emiratet e Bashkuara shënoi rënie në 520.000 fuçi në ditë, kundrejt 930.000 fuçi në ditë përpara grevës.
Një zëdhënës i Kuwait National Petroleum Co (KNPC- institucion shtetëror), Khaled al-Assoussi, deklaroi sot se Emiratet do të vijojnë të eksportojnë naftë të papërpunuar dhe produkte të tjera të naftës.
Gazeta \"Gulf News\" raportoi se disa mijëra punonjës të sektorit të naftës u mblodhën të dielën në qytetin Ahmedi të Kuvajtit, ku ndodhet edhe selia e Kompanitë së naftës së Kuvajtit \'Kuwait oil\'.
Qeveria e Kuvajtit ka paraqitur më parë një skemë të re për pagat në sektorin publik, ku dëshiron të përfshijë edhe rreth 20 mijë punonjësit e sektorit të naftës, që do të thotë një ulje e konsiderueshme e pagave.