22 Dhjetor 2024

Nafta, vendet e OPEC rrisin prodhimin

Vjenë, 9 mars - Anëtarët kyc të kartelit të OPEC-ut, përfshirë Arabinë Saudite, Kuvaitin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Nigerinë, po rrisin prodhimin e naftës me qëllim pengimin e rritjes së cmimit, që është ngritur gjatë trazirave në shtetet arabe.

Lëvizja u përgjigjet shqetësimeve globale se trazirat në kombet arabe mund të ndërpresin furnizimin ndërkombëtar të naftës.

Gjithashtu, ajo i përgjigjet edhe frikës se cmimi i lartë i naftës mund të katapultojë inflacionin ose të rrisë depresionin ekonomik.

Në vecanti, rritja e prodhimit në vendet e OPEC do të kompensonte rënien e ulët të furnizimit nga ana e Libisë, e cila është përfshirë nga lufta civile.

Por, ministri kuvaitian i Naftës, Sheikh Ahmad al-Abdullah al-Sabah ka deklaruar se OPEC ka qenë në bisedime për rritjen e prodhimit, por ende nuk ka vendosur për ta bërë një gjë të tillë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)