Nafta ruse ESPO do të zëvendësojë naftën Brent
Moskë, 30 tetor - Operatorët e tregut botëror të naftës po kërkojnë të gjejnë një etalon të ri çmimi, të aftë për të zëvendësuar atë të përzierjes Brent në Londër. Kjo u njoftua nga gazeta "The Wall Street Journal Europe".
Pozitat e naftës Brent po dobësohen për shkak të shterimit të shpejtë të rezervave të Detit të Veriut.
Sipas botimit, shanset më të mëdha për ta zëvendësuar atë i ka nafta ruse e njohur në tregjet botërore si ESPO. Kjo lloj nafte transportohet nëpërmjet tubacionit me itinerar "Siberia Lindore - Oqeani Paqësor" në Azi.
Ekzistojnë të gjitha gjasat për të besuar se në vitin 2015 ESPO do të kthehet në etalonin e çmimit rajonal, pikë së pari për Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut.
Ndërsa nga ky status nuk është larg shndërrimi në standartin absolut të tregut botëror të kontratave futures, mendojnë ekspertët.