N-Box Slash modeli më i ri i Hondës
Tokio, 27 dhjetor - N-Box Slash është linja e më e re e kompanisë Honda për tregun japonez, duke shënuar modelin 5 të serisë N.
Ky model karakterizohet me formën e kutisë, është veturë qyteti, ndërsa sa i përket motorit ky model posedon një motor prej 660cc i cili në dispozicion është si atmosferik ose turbo.
N-Box Slash të jep mundësinë që të zgjedhësh opsionin për lëvizje me rrotat e përparme ose me të gjitha rrotat, pra sistemin 4x4. N-Box Slash shpenzon karburant rreth 3,87 litra, ndërsa çmimi fillestar i këtij modeli është afërsisht 9 mijë euro.