26 Dhjetor 2024

Mustafa: Trepçën po e shpëtojmë nga serbët dhe grekët

Prishtinë, 16 janar - Kryetari i Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i në Kuvendit e Kosovës, Muhamet Mustafa thotë se projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike do ta shpëtonte Trepçën nga pretenduesit që kërkojnë hise në këtë kompani.

Mustafa në një intervistë për Gazetën Tribuna, thotë se kreditori më i madh pretendues i Trepçës është një kompani greke e cila gjoja ka investuar, ose i ka dhënë kredi Trepçës në vitet 90-ta, kur kjo kompani është uzurpuar nga regjimi i Millosheviqit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se shumica prej 1300 kreditorëve pretendues janë nga Serbia.

\"Shumica prej 1300 kreditorëve pretendues janë nga Serbia , supozoj se do të provohet se shumica janë fiktiv , mirëpo një ligj i aprovuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2011, të cilin një pjesë e deputetëve e kemi pas kundërshtuar, i ven ata në pozitë më të volitshme se sa punëtorët e pronarët e që është një absurd i llojit të vet. Bile për çudi afati i paraqitjes së kreditorëve ka qenë shtyrë së paku dy herë.\"

\"Parandej këto nuk ishin zhvillime të mira dhe do të mund të kishin pasoja shumë të këqija për këtë kompani që ka një rëndësi të posaçme për ekonominë nacionale\", ka thënë ai.

Mustafa konsideron se nëse Trepça nuk i kthehet shtetit dhe i jepet ndonjë investitori privat,  do ta sillte atë në një  proces likuidimi shumë të diskutueshëm pasi do të ngelte nën mëshirën e  një bordi që e formojnë kreditorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)