24 Dhjetor 2024

Mustafa: Trepça assesi nuk duhet të lejojmë që të likuidohet

Prishtinë, 14 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë takimit konsultativ për Ndërmarrjen Trepça, që u zhvillua sot, ka thënë se krahas reformave substanciale që ka bërë Qeveria e Kosovës, tani ajo do të fokusohet në zgjidhjen e çështjes së Trepçës.

\"Qeveria e Kosovës ka për objektiv themelor zhvillimin ekonomik. Ne kemi bërë disa  reforma substanciale vitin që lamë. Por, mendoj se pjesë e këtyre reformave tani duhet të jetë edhe zgjidhja e çështjes së Trepçës\", theksoi ai.

Ky takim sipas tij ka për qëllim që t’iu informojë lidhur me aktivitetet e deritanishme dhe me bashkërenditjen e politikave qeveritare, me të gjithë akterët relevantë, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare asetit tonë më të rëndësishëm strategjik, Trepçës.

\"Jam i bindur se zgjidhja e këtij problemi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të Kosovës, përmes rritjes së eksporteve, përmes krijimit të një potenciali të zinxhirit prodhues, me vlerë të shtuar, të rritjes së punësimit dhe të rigjallërimit ekonomik të vendit\", ka theksuar Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, tha po ashtu se ky takim ka për qëllim bashkërenditjen e politikave qeveritare, me të gjithë aktorët relevantë, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare asetit më të rëndësishëm strategjik të Kosovës, Trepçës.

“Jam i bindur se zgjidhja e këtij problemi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të Kosovës, përmes rritjes së eksporteve, përmes krijimit të një potenciali të zinxhirit prodhues, me vlerë të shtuar, të rritjes së punësimit dhe të rigjallërimit ekonomik të vendit”, tha kryeministri Mustafa.

Trepça sipas tij nuk ka nevojë që edhe më tutje të mbetet Ndërmarrje Shoqërore në fushëveprim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, se Trepça assesi nuk duhet të lejojmë që të likuidohet dhe atë e kemi treguar me vendim të Kuvendit, se për Trepçën mund të bisedohet në pikëpamje të së ardhmes pronësore të saj me një kombinim të pronësisë publike dhe të bashkëpronësisë, ose të një pjese të pronësisë private dhe të privatizimit të atyre aseteve të cilat nuk i nevojiten më tutje Trepçës dhe që do të ishin ngarkesë për Trepçën, siç janë bizneset që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me Trepçën.

Në takim, ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, përfaqësues të tjerë të Kuvendit, të Qeverisë, të Ndërmarrjes Trepça, të minatorëve dhe ekspertë e zyrtarë të tjerë.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)