26 Dhjetor 2024

Mustafa: Nuk lejojmë tjetërsimin e Trepçës

Prishtinë, 13 janar - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se miniera e Trepçës është pasuri nacionale e Kosovës, dhe se nuk është një kompani e thjeshtë e cila mund të tjetërsohet.

 Mustafa ka thënë se qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat në mënyrë që të sigurohet legjitimiteti dhe interesi nacional mbi Trepçën.

“Trepça është pasuri nacionale e Republikës së Kosovës, nuk është një kompani e thjeshtë e cila mund të tjetërsohet. Qeveria do të ndërmerr të gjithë hapat në mënyrë që të sigurohet legjitimiteti dhe interesi nacional mbi Trepçën.\"

\"Po punojnë ministritë përkatëse për të ofruar zgjidhjen afatgjate, duke përfshirë edhe ruajtjen e vendeve të punës së mbi pesë mijë të punësuarve dhe atyre që potencialisht mund të punësohen në këtë gjigant kosovar.\"

\"Vlerësoj angazhimin e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës për të gjetur zgjidhje afatgjate. Por një gjë duhet të jetë e qartë, Trepça do ta merr statusin që e dëshirojnë minatorët, që e dëshirojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)