MPMH kërkon konfisikimin e ekskavatorëve nga operatorët ilegalë të zhavorit
Prishtinë, 20 mars - Rastet e fundit të operatorëve ilegalë që po i degradojnë lumenjtë e Kosovës, ka bërë që ministri i MMPH-së Dardan Gashi të kërkojë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale shtimin e inspektimit dhe konfisikimin e ekskavatorëve nga operatorët ilegalë.
Ky aksion që do të mbështetet edhe në aspektin medial, ka për qëllim tu bëjë me dije operatorëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, se vendimi i qeverisë i janarit të vitit 2012 është në fuqi dhe do të mbrohet fuqishëm.
Në takimin me KPMM-në, ministri Gashi u ka ofruar dhe mbështetje financiare, në rast nevoje, ndërkohë zyrtarët e KPMM-së në krye me kryeinspektorin Nuredin Bislimi, kanë kërkuar bashkërendimin e aksionit me policinë e Kosovës që të jenë në gatshëm të asistojnë 24 orë, 7 ditë në javë.
Aksioni do të nisë ditëve në vazhdim ndërkohë jashtë inspektimit nuk do të lihen as kamionët që mund të hasen në rrugë gjatë bartjes së rërës.
Ministri Gashi ka premtuar se me aksionin e radhës do të rikthehen reklamat mediale për vetëdijësimin e qytetarëve, se një veprim i tillë është i ndaluar dhe kryesit e këtyre veprave do të përballen me ligjin.
Gjendja e lumenjëve dhe e shtretëreve të tyre është degraduar mjaft gjatë viteve të kaluara, ndërkohë gjatë vitit 2012, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur 13 projekte për rehabilitimin e lumenjëve.