Modeli i ri Lamborghini Gallardo LP550-2 Spyder
Romë, 2 shkurt - Prodhuesi i veturave Lamborghini ka vendosur të zgjeroj modelin më të suksesshëm që është punuar nën shenjën e demit.
Modeli i ri Lamborghini Gallardo LP550-2 Spyder, kombinon stilin e kornizës së hapur me sistemin e tërheqjes me rrotat e prapme.
Ky version sjell atë kënaqësinë e vozitjes me kulm të hapur që mund të vjen vetëm nga një veturë super sportive me kulmin që paloset dhe me performanca të jashtëzakonshme.
Zemra e Gallardo-s së re, motori 5.2 litërsh me 10 cilindra, tani është përshtatur për sistemin e tërheqjes me rrotat e prapme, duke ofruar performancën më të lartë të mundshme dhe kënaqësinë maksimale.
Ky motor ofron një forcë prej 405 kW apo 550 kuaj fuqi, ndërsa falë dizajnit të lehtë të karrocerisë dhe peshës prej vetëm 1520 kilogramëve, garantohet performancë fenomenale.
Kështu, LP550-2 përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 4.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale prej 319km/h, garanton një vend në mesin e veturave supersportive.