22 Dhjetor 2024

Modeli i ri i Touareg 3.0 V6 TDI CR

Frankfurt, 17 dhjetor - Dizajni shpërthyes i modelit të ri Touareg, qon lartë pritjet e pjesës së brendshme. Dhe ajo nuk dëshpëron: psh, ju mund të zgjidhni zbukurime të metaleve të kualitetit të lartë apo drurit të shkëlqyeshëm, një rang të gjerë të opsioneve të lëkurës dhe pako të ndryshme të pajisjeve për të rritur rehatinë tuaj personale.

Edhe para se të hyni në Touareg-un e ri, ju do të zbuloni ‘pikat e para të interesit”: pjesa e përparme me dizajnin karakteristik të Volkswagen-it, kombinon pamjen me kualitet dhe elegancë duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Sa i përket dimensioneve, ato janë: gjatësia 4.795mm, gjerësia, 1.940mm, lartësia 1.709mm, distanca mes akseve 2.893mm, distanca nga toka me peshën më të madhe të lejuar 159mm.

Klasa nuk ka të bëjë vetëm me dukjen, por gjithashtu edhe me qëndrimin e brendshëm. Pa marrë parasysh se ka të bëj me shtresën e përkulshme të lëkurës, zbukurimet impresive, pakot e zgjuara të dizajnit, apo funksionet komforte, siç është sistemi i kondicionimit “Climatronic”, pakoja e memories apo qasja pa kyç, Touareg i ri ju jep një ndjenjë luksoze të lirisë personale, edhe gjatë vozitjes së përditshme.

Fuqia është marrë nga besimi në aftësinë personale. Touareg ri e ka këtë bollëk: me vetëbesim e hap rrugën e vet falë forcës tërheqëse (fërkimit) mahnitëse, aftësisë maksimale për ngjitje në kodrina dhe kalimin e pengesave të vështira. Dhe gjithashtu mund të përballet me çfarëdo situate në rrugë.

Për tregun e Republikës së Kosovës, Volkswagen AG ofron këto lloje të motorizimit të Touaregu-ut: atë me benzinë 3.6 FSI V6 4×4 Bluemotion, 8 shpejtësi Automatik me 280 kuaj fuqi, me çmim pa doganë 30.150€ , ndërsa me doganë 50.536€. Pastaj ai 4.2 FSI V8 4×4 , 8 shpejtësi automatik me 360 kuaj fuqi, (pa doganë 53.803€, me doganë 69.233€).

Versionet me naftë janë ai 3.0 TDI V6 4×4, 8 shpejtësi automatik me 240 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550Nm (pa doganë 39.035€, me doganë 50.389€), pastaj versioni 3.0 TDI V6 4×4 Bluemotion, 8 shpejtësi automatik me 240 kuaj fuqi (pa doganë 39.163€, me doganë 50.552€) dhe versioni 4.2 TDI V8 4×4, 8 shpejtësi automatike 340 kuaj fuqi (pa doganë 56.562€, me doganë 72.754€). Sa i përket harxhimeve për 100km, në qytet harxhon 8.8 litra, ndërsa në rrugë të hapur 6.5 litra. Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 7.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 218 km/h.

Kjo përfshinë beneficionet si fellne Alumini “Sonora” 7.5 J x 17, retrovizorët e jashtëm me palosje, elektrik dhe me ngrohje, drita të mjegullës përpara me funksion të ndriçimit në kthesa, listela dekorative brenda “Silver Metallic”, timoni multifunksional i veshur me lëkurë, ekran multifunksional “Premium”, ESP Programi Elektronik për Stabilitet, funksion elektrik i aktivizimit të mbylljes së dyerve për fëmijë, me komandë nga pozicioni i vozitësit, retrovizori i brendshëm me errësim automatik, 6 x Airbag, Climatronic” klime automatike 2-zonale, Servotronic, timon servo i ndjeshëm në shpejtësi, mbyllje / Hapje qendrore për derën e bagazhit dhe të kapakut të rezervuarit, ndalje regjenerative, drita ndaras për ngasje gjate ditës, Tempomat, Audio lidhës AUX IN – në konsolën qendrore.

Natyrisht, ekziston edhe mundësia e zgjedhjes së modeleve me beneficione shtesë, të cilat natyrisht kanë edhe çmim më të lartë, varësisht prej pajisjeve. Dhe Touareg i ri me beneficionet e mësipërme, mund të blihet edhe në Kosovë, përmes distributorit për Kosovë, “Baki Automobile”. Në rast të porosisë, afati maksimal i liferimit është 90 ditë, ndërsa kjo mund të bëhet edhe përmes kredive apo Leasing-ut.

“Të gjitha veturat e reja me kilometrazh zero mund të blihen me kredi ose Leasing përmes bankave që operojnë në Kosovë për një afat maksimal 60 muaj. Afati maksimal i liferimit është 90 ditë pas ditës së porositjes”, shprehet menaxheri i shitjes në kompaninë “Baki Automobile”, z. Shuhab Krasniqi.

Ekran multifunksional “Premium”, ESP Programi Elektronik për Stabilitet, funksion elektrik i aktivizimit të mbylljes së dyerve për fëmijë, me komandë nga pozicioni i vozitësit, retrovizori i brendshëm me errësim automatik, 6 x Airbag

Ju mund të zgjidhni zbukurime të metaleve të kualitetit të lartë apo drurit të shkëlqyeshëm, një rang të gjerë të opsioneve të lëkurës dhe pako të ndryshme të pajisjeve për të rritur rehatinë tuaj personale

Sa i përket shpejtësisë së Touareg-ut të ri, shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 7.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 218 km/h

Dhe kur kemi të bëjmë me harxhimet, edhe pse blerësit e një veture të tillë nuk brengosen aq shumë për këtë, duhet thënë se Touareg është mjaft ekonomik, ku në qytet harxhon 8.8 litra, ndërsa në rrugë të hapur 6.5 litra në 100 km.

Versionet me naftë janë ai 3.0 TDI V6 4×4, 8 shpejtësi automatik me 240 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550Nm, pastaj versioni 3.0 TDI V6 4×4 Bluemotion, 8 shpejtësi automatik me 240 kuaj fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)