Modeli i ri Honda Beat
Londër, 1 korrik - Kompanisë Honda kriza e fundit ekonomike i ka kushtuar me anulimin e disa projekteve të reja, ndërsa njëri ndër ta është edhe kabrioleti i ri.
Por, për Honda-n arritën kohëra tjera dhe sipas informacioneve të reja gjatë vitit 2013, ky prodhues japonez e ka në plan që ta lansojnë remake-n e roadster-it të tij.
Siç shkruan revista britanike Auto Express, roadster-i i ri i Honda-s, ai Honda Beat do të bazohet në platformën e modelit CR-Z, ndërsa stili do të inspirohet nga koncepti OSM nga viti 2008.
Edhe pse përzgjedhja e motorëve edhe më tutje është e panjohur, Auto Express supozon se nën kapakun e përparmë do të gjenden katërcilindërshat 1.3 dhe 1.5 me benzinë.
Modeli i ri Honda Beat do të shitet në nivel global, ndërsa informacione tjera për këtë automobil pritet të bëhen të ditura ditëve në vijim.