24 Dhjetor 2024

Modeli i ri Ford Transit Connect

Detroid, 12 korrik - Modeli plotësisht i ri i Ford-it, Transit Connect ofron mundësi udhëheqëse në klasën e vet kur bëhet fjalë për transport, me të cilin lehtësohet puna e instaluesve të ujit, elektricistëve dhe zanatet tjera.

Transit Connect i cili në ofertë do të përfshihet në fund të këtij viti, u mundëson ndërmarrësve që të ngarkojnë ngarkesa nga më të ndryshme dhe gjatësi të ndryshme.

Inxhinierët e Ford-it kanë zhvilluar sistem inovativ në hapësirën për ngarkesa, i cili mundëson që Transit Connect i sigurt të transportojë gjësende siç janë gypat apo role të shtresave të dyshemesë deri në 3.5 metra gjatësi në versionin L2, respektivisht 3 metra në versionin L1.

Transit Connect blerësve funksione të mençura si ulëse të dyfishtë fleksibile e bashkëvozitësit, e cila paloset kur ka nevojë për bartjen e gjësendeve më të gjata, pastaj aty është ndriçimi LED në hapësirën për ngarkesë, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)