Mobiliet e prodhuara në Kosovë do të ekspozohen në rajon
Prishtinë, 27 shtator - Një grup prej 15 kompanive, anëtare të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, do të ekspozojnë mobile të prodhuara në Kosovë në Panairin Albrelax të Tiranës.
Ky aktivitet, i mbështetur nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, ka për synim që kompanive përpunuese të drurit dhe prodhuesve te mobiljeve nga Kosova tju mundësojë shitjen e produkteve të tregjet rajonale dhe të hulumtimin e mundësive për krijimin e lidhjeve afariste.
Kompanitë që do të marrin pjesë në Panairin Albrelax në Tiranë prej 29 Shtator 2 Tetor 2011, përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të industrisë përpunuese të drurit të Kosovës: tapiceri (koltuqe), mobilieri e dollapëve, dollapë kuzhine, mobileri zyresh, karrige dhe tavolina, dyer dhe dritare, si dhe dysheme druri, etj.
Pasi që Kosova po ecën shpejt drejt certifikimit të burimit të lëndës drusore, është qenësore që dizajni i mobileve dhe prodhimi çdo herë e më shumë ti shërbejnë tregjeve të dalluara në vend, rajon dhe botë. Industria kërkon mbështetje të vazhdueshme në dizajn dhe depërtim në tregje, si dhe ngritjen e aplikimit të normave të prodhimit, që do ti sjellë produktet e tyre në tregje më të mëdha. Vetëm në këtë mënyrë ky sektor mund të zhvillohet dhe të ofrojë vende pune.\"
\"USAID po punon për së afërmi me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës për ti ndihmuar kompanive anëtare të saj që të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare, si një metodë e mirë për promovimin e produkteve të tyre dhe për krijimin e mundësive të eksportit tha Mark Wood, Drejtor i KPEP-it.
Arieta Vula Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, konsideron që pjesëmarrja në panairet rajonale është kyçe për promovimin e ofertave dhe produkteve të Kosovës.
Pjesëmarrjet e mehershme në Albrelax në Tiranë ishin të suksesshme. Pjesmarrja e produkteve te mobilierise te prodhuara ne Kosovë ne tregun e Shqipërisë është vazhdimisht në rritje. Ndihmë të madhe për këtë po e jep Programi për Ndërmrjet Private i USAID-it,si dhe programi gjerman GIZ. Panairet na prezantojnë me një mundësi të mirë për identifikimin e tregjeve të reja premtuese për produktet kosovare të drurit, si dhe një mënyrë për ti kuptuar më mirë kërkesat e blerësve. Mandej ne mund të punojmë në arritjen e këtyre kërkesave thotë Znj. Vula-Pozhegu.
Kompanitë kosovare të përpunimit të drurit që do të marrin pjesë në panairin Albrelax janë: Hoti Behari, Gateri, Euro-Roleta, Mobilieria E Kosovës, hbah Hoti, Elnor, Ukaj, Euro Model, Daqa, Lidhja Lesna InDesign, Lidhja, Shehu pdt, Ciri, Galanteria. Grupi do të shoqërohet nga përfaqësues të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës,dhe ne hapje te kësaj ekspozite dinjetoze do te merr pjese edhe Ministrja e Tregtise dhe Industrise Znj.Kusari Lila.
Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, është një nismë katër vjeçare e filluar në tetor 2008 dhe ka për synim stimulimin e aftësisë konkurruese të sektorit privat të ekonomisë së Kosovës.