MMPH ulë tarifat për taksën e lejes së ndërtimit dhe infrastrukturës
Prishtinë, 15 mars - Sot, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, nënshkroi vendimin për uljen e taksës administrative për leje ndërtimore.
Ky vendim sipas minstrit Gashi vlen për objektet që maten me metër katror dhe ato që nuk mund të maten me metër katror.
Sipas Udhëzimit mbi taksat administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit, tarifa për Rregullimin e Infrastrukturës tani është 3.08 euro për metër katror.
Për objektet që nuk mund të maten me metër katror, bëhet kalkulimi i taksës për leje të ndërtimit me vlerë investive.
Në rast të projektit me vlerë investive më pak se 2 milionë euro, formula për llogaritjen e taksës administrative është si vijon: 0.005*X+2300 euro, ku X është vlera e projektit.
Ndërkaq, për projektet me vlerë investive më të madhe se 2 milionë euro, formula e kalkulimit është 0.0008*X+20000 euro, ku X është vlera e projektit.