MMPH shpërndan 3000 kontenjerë
Prishtinë, 5 shkurt - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë blerjen dhe shpërndarjen e 3000 kontenjerëve për mbeturina komunale, për nevojat e amvisërive në disa komuna të Kosovës.
Kontenjerët u janë shpërndarë komunave të cilat kanë parashtruar kërkesën në MMPH gjatë vitit 2012 dhe për aryse se gjendja e menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës aktualisht është mjaft e palakmueshme.
Në zonat urbane, shërbimi i mbledhjes së mbeturinave bëhet gati 100%, mirëpo në zonat rurale, aktualisht mbulohen vetëm 20-30% e popullsisë me këtë shërbim.
Komunat përfituese të kontenjerëve janë Gjakova dhe Kaçaniku me nga 900 copë, Deçani, Drenasi dhe Obiliqi me nga 400.