MMPH: Operatorëve ilegalë të rërës dhe zhavorit, afat deri të hënën
Prishtinë, 5 korrik - Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës të mërkurën, pas ankesave urgjente, dolën në terren për të inspektuar zbatimin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e punës së operatorëve ilegalë të rërës dhe zhavorit.
Pas këtij aksioni u mor vendim që tu bëhet thirrje të gjithë operatorëve dhe shitësve të dytë të këtyre mineraleve që të ndalojnë aktivitetin e tyre më së largu deri të hënën më 9 gusht, 2012.
Në të kundërtën, do tu bëhet konfiskimi i makinerisë dhe materialit, pa asnjë lloj dallimi.