MMPH ndihmon ndërtimin e kolektorëve në dy fshatra
Prishtinë, 23 nëntor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Prishtinës kanë lidhur marrëveshje për bashkëfinancimin e një projektit Ndërtimi i rrugës dhe kolektorëve në fazën e dyte të rruges B dhe ndërtimi i kolektorëve në fshajtin Ajvali dhe fsahtin Shkabaj në Komunën e Prishtinës.
Ky projekt do të bashkëfinancohet nga MMPH me 500.000 euro me të cilat do të bëhet ndërtimi i kolektorëve për bartjen e ujërave të zeza në këto dy fshatra dhe synojnë të mbrojnë mjedisin në nivel nacional dhe lokal.