MMPH ndan 3 milion euro për ndërtimin e Fabrikës së Ujërave të zeza në Pejë
Pejë, 20 shtator - Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.
Gjatë këtij takimi U.d Ministri Fatmir Matoshi, kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxhiri e drejtues të kompanisë “Hidrodrini” do të diskutojnë mbi realizimin e projektit “Ndërtimi i Fabrikës së Ujërave të zeza në Pejë” për të cilin projekt MMPH nga buxheti i saj sot do të ndajë mbi 3 milion euro.