MMPH, KPMM dhe OJQ "Zhavori" nënshkruan marrëveshje
Prishtinë, 5 prill - Sot më 5 Prill, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerala, dhe OJQ Zhavori nënshkruan marrëveshje rreth zbatimit të vendimit Qeveritar 02/46 të datës 2 Nëntor lidhur me OJQ Zhavori.
Më nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, OJQ Zhavori, si përfaqësuese legjitime e operatorëve të eksploatimit të rërës dhe zhavorit, pajtohet me të gjitha kushtet e parashtruara nga MMPH dhe KPMM, ku pranon obligimet për zbatimin e plotë të vendimit të Qeverisë.