25 Dhjetor 2024

MMPH favorizon prodhimin vendor të ujit

Prishtinë, 31 tetor - Në një takim pune të mbajtur sot, zëvendësministri i Mjedisit, Ferat Shala, takoi përfaqësuesit e Shoqatës së prodhuesëve të ujit pijeve alkoolike të Kosovës dhe përfaqësuesin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun.

U diskutuan çështje me interes të të gjitha palëve e me theks të veçantë, obligimet ligjore që duhet t’i përmbushin prodhuesit, posaqërisht implementimi i ligjit të ujit dhe Udhëzimit Administrativ për strukturën e Pagesave të ujit.

Që nga hyrja në fuqi e Udhëzimit Qeveritar për pagesa ujore ka pasë mungesë të kompatibilitetit të ideve ndërmjet palëve rreth pagesave. Mirëpo, në këtë takim, u dakordua për formimin e grupit punues me ekspertë nga MMPH, Ministria e Financave dhe Shoqata e Prodhuesëve të pijeve dhe ujit, që ka synim të arrijë marrëveshje dhe përmbushë kërkesat e përgjithshme.

Prodhuesit shprehën gatishmëri për institucionalizimin e tyre dhe përfilljen e të gjitha rrugëve ligjore për daljen nga kjo situatë dhe vazhdimin e pajimit me leje ujore dhe dokumentacion përkatës.

Zëvendësministri Shala u dha afat prej 30 ditësh prodhuesëve për finalizimin e dokumentacionit dhe premtoi që brenda këtij do të shqyrtohen të gjithë aplikantët për leje ujore e dokumentacion teknik dhe do të përmbyllen procedurat. Ai gjithashtu shtoi se MMPH në maksimum favorizon prodhimin vendor, duke marrë parasysh edhe konkurrencën me të cilën ata ballafaqohen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)