24 Dhjetor 2024

Mitsubishi pranon manipulimin e testeve për konsumin e karburantit

Tokio, 21 prill - Pas kompanisë gjermane, “Volkswagen", një tjetër gjigant automobilistik është përfshirë në një skandal manipulimesh. Këtë herë bëhet fjalë për japonezët e “Mitsubishi".

Gjiganti japonez i automobilave, “Mitsubishi", ka pranuar se ka manipuluar të dhënat e testeve të konsumit të karburantit në disa modele, gjithsej mbi 600 mijë automjete, duke mos respektuar ligjet e shtetit japonez.

Manipulimi prek 625 mijë mjete të prodhuara nga mesi i vitit 2013, përfshirë këtu edhe 468 makina të prodhuara në bashkëpunim me kompaninë “Nissan\".

Presidenti i kompanisë “Mitsubishi\", Tetsuro Aikawa, kërkoi zyrtarisht ndjesë gjatë një konference për shtyp.

Menjëherë pas lajmit, aksionet e kompanisë në fjalë kanë pësuar një rënie drastike me 15% duke shkaktuar një humbje prej 1,2 miliardë dollarësh, ndërkohë që vetëm vitin e shkuar “Mitsubishi\" ka shitur mbi 1 milion automjete.

Parregullsitë u zbuluan kur specialistët e kompanisë “Nissan\" dalluan mospërputhje të të dhënave. Më pas, vetë “Mitsubishi\" filloi një hetim të brendshëm, që nxori në pah manipulimin.

Aktualisht kompania ka bllokuar prodhimin e automjeteve deri në përfundimin e plotë të hetimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)