Mitsubishi deri në fund të 2012 do të mbyll fabrikën në Europë
Tokio, 8 shkurt - Industria e rëndë e makinave Mitsubishi Motors, pritet që ti mbyllë dyert në Europë.
Japonezët vendosën që deri në fund të 2012-ës ta kenë mbyllur fabrikën e prodhimit të makinave në Europën perëndimore, për shkak të kushteve ekonomike.
Mitsubishi Motors në Holandë, e ka reduktuar numrin e prodhimit të makinave në 50.000, duke u përshtatur me drejtimin që kanë marrë shitjet në tregjet europiane.
Momentalisht, në këtë kompani janë punësuar 1.500 vetë dhe prodhohen modelet Colt dhe Outlander.
Ndërkohë, makinat Mitsubishi do të importohen në Europë nga Japonia dhe Tajlanda, ku është hapur një degë e re.
Deri më sot nga kompania është dhënë njoftimi se Mitsubishi do të ndalojë prodhimin e modelit Colt në fabrikën europiane, me shpresën se mos fillon të prodhojë një model të ri, por kushtet ekonomike nuk ia lejuan.