23 Dhjetor 2024

Miratohet Ligji për Trepçën

Prishtinë, 7 tetor - Kuvendi i Kosovës miratoi, pas mesnatës së të premtes, Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjigandi ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Me 79 vota për. asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë, në sallë.

Ligji e përcakton qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigandin,

Kuvendi u mblodh, të premten pasdite në një seancë për të shqyrtuar projektligjin për Trepçën, të cilin Qeveria e Kosovës ia paraqiti ligjvënësve nga mesi i javës.

Me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi vendosi që të kryej të dyja leximet brenda ditëssë premte, për ta kaluar Ligjin për Kombinatin Trepça, që ndodhej ndërmjet rimëkëmbjes dhe likuidimit.

Qeveria e Kosovës dhe administratori i Trepçës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, thanë se kombinati “është pasuri e Kosovës”, duke vlerësuar se Beogradi “është i vetëdijshëm se nuk ka asnjë hise në të”.

Por, të njëjtin pohim për pasurinë e shprehu edhe Beogradi zyrtar, që kërkoi “përfshirje të kësaj çështjeje, dhe siç thotë, të pasurisë së një numri ndërmarrjesh që i takojnë”, në bisedimet e Brukselit.

Opozita në Kosovë, ndërkaq, e cilësoi projektligjin si “të mangët”, sepse e përjashton “Kuvendin nga çdo rol në rastin e Trepçës”.

Ligji në Kuvend u miratua përmes kundërshtimeve të deputetëve serbë dhe protestave të punëtorëve serbë të Trepçës në veri të Kosovës që për tri ditë rresht bllokuan për pak kohë magjistralen Prishtinë-Leposaviq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)