23 Dhjetor 2024

Miratohet Ligji për Ndërtim

Prishtinë, 8 mars - Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar Ligjin për Ndërtimin i cili është bazuar në rekomandimet e “Programi për përmirësimin e mjedisit afarist”, Projekti i USAID-it.

Ky projektligj është në harmoni të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare,  pritet të eliminojë barrierat biznesore, të ulë shpenzimet e bizneseve, dhe në të njëjtën kohë siguron shëndetin dhe sigurinë publike.

Miratimi i projektligjit të propozuar të ndërtimit do të çojë në përmirësim të dukshëm në renditjen e Kosovës në të bërit biznes që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit.

Ky ligj mbështet qëllimin e Qeverisë për arritjen e Kosovës në Top-40 në 2014.

Kjo përpjekje do të arrihet përmes zvogëlimit të afateve dhe procedurave për shqyrtimin e kërkesave për leje të ndërtimit, zvogëlimit të kostos për marrjen e lejes së ndërtimit, përcaktimin e hapave të qartë për inspektimin e ndërtimit dhe njohjes së  parimit “Heshtja është Miratim”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)