Ministri Mujota në Forumin Ndërkombëtar të Industrisë
Tiranë, 1 maj - Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës Fehmi Mujota, me ftesë të ministrit të punëve Publike dhe Transportit te Republikes se Shqiperisë Sokol Olldashi, po merrë pjesë në Forumin Nderkombëtar të Industrisë së Porteve dhe Infrastrukturës në perspektiven e Korridorit te VIII-të.
Në këtë forum do te diskutohen çeshtjet që kanë të bëjnë me shfrytezimin e Porteve, Autostradave dhe Hekurudhave te cilat do të jenë mundësi më e mirë për të bashkëpunuar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe një mundësi më e mirë e bashkepunimit mes dy vendeve në fushën e transportit për trasnportimin më të lehtë të njerezve dhe mallrave.
Në këtë formum, gjithashtu po diskutohen temat që kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit ne mes të këtyre dy vendeve fqinje si dhe vendeve të regjionit për funksionalizimin e këtij bashkëpunimi në masën më të madhe të mundeshme, i cili do të këtë impakt në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe duke krijuar lehtësira për zhvillimin e biznesit.