23 Dhjetor 2024

Ministri Hoti priti në takim stafin menaxhues të Ferronikelit

Prishtinë, 23 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim stafin menaxhues të Ferronikelit. Në këtë takim u bisedua për gjendjen e kësaj kompanie si dhe për kapërcimin e vështirësive me të cilat po përballet Ferronikeli.

Ministri i Financave dhe përfaqësuesit e Ferronikelit u pajtuan se kompania Ferronikel është e një rëndësie të veçantë për ekonominë vendore dhe në veçanti për fuqinë punëtorë e cila është e angazhuar në këtë kompani. Njëkohësisht vlen të ceket se nga totali i eksporteve të Kosovës diku mbi gjysma prej tyre përfaqësojnë produktet nga Ferronikeli.

Gjatë këtij takimi, Ministri Hoti shfaqi pikat në të cilat Ministria e Financave mund të ofroj përkrahje për këtë kompani, sipas të cilit janë ulja e garancionit bankar në harmoni me kërkesën e kompanisë Ferronikeli në momentin e përmbushjes së obligimeve ndaj Doganave të Kosovës.

Përkrahje në marrjen e licencës nga Ministria e Tregtisë  dhe Industrisë për importin direkt të vajrave të rënda, hap i cili i liron nga detyrimet në pagesat e akcizës për këtë lëndë. Gjithashtu, është dakorduar që pagesat e tatimit në të ardhura të përmbushen me këste deri në stabilizimin e situatës në tregjet botërore të metaleve. Për më tepër, Ministri Hoti ju ofroj ndihmë shtesë ndaj kërkesave ekzistuese të tyre, më specifikisht, lirimin nga detyrimet doganore të materialeve që ndihmojnë në prodhim.

Me këto iniciativa, Ministria e Financave ka përmbushur kërkesat e Ferronikelit si dhe ka ofruar ndihmë shtesë ndaj kërkesave të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)