Ministri Gashi po merr pjesë ne Forumin Botëror të Ujërave
Marsejë, 12 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe drejtori i Departamentit të Ujërave Naser Bajraktari, po marrin pjesë në Forumin Botëror të Ujërave në Marsejë të Francës.
Sot më 12 Mars, 2012, do të mbahet ceremonia e hapjes së forumit ku do të marrin pjesë liderë nga të gjitha vendet e botës.
Forumi Botëror i Ujërave është një ngjarje e rëndësishme për mobilizimin e qeverive lokale dhe kombëtare nga të gjitha vendet e botës për ti trajtuar sfidat e ujërave dhe për ta sjellur këtë problem në të gjitha agjendat politike.
Forumi i gjashtë me rradhë po mbahet nën patronazhin e lartë të presidentit francez, Nikolas Sarkozi dhe kryeministrit francez Z. Fransoa Filou.