23 Dhjetor 2024

Ministri Beqaj ofroi përkrahje institucionale për Ferronikelin

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, së bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit Ilir Morina, vizituan sot NewCo Ferronikelin në takime të ndara.

Qëllimi i këtyre vizitave ishte njohja më për së afërmi me investimet që janë bërë në Fabrikë dhe kushtet e punës në përgjithësi me të cilat operon Fabrika.

Përfaqësuesit e Ferronikelit i njoftuan dy delegacionet, rreth të arriturave në Fabrikë dhe njëkohësisht kërkuan mbështetje institucionale nga ata.

Ndër tjerash drejtori i NeëCo Ferronikelit Jannis Moutafis, e falënderoj ministrin Beqaj dhe Kryetarin e Komunës Demaku  që i është  përgjigjur ftesës për ta vizituar Fabrikën dhe njëkohësisht i falenderoi ata për përkrahjen që i dhanë.

Gjithashtu Moutafis i njoftoi delegacionet për të arriturat dhe investimet në Fabrikë.

Ndërkaq, Ministri Beqaj, ofroi përkrahje të plotë institucionale për NewCo Ferronikelin ku edhe konfirmoi se “Do të keni mbështetjen time, janë për tu përgëzuar  investimet që janë bërë në fabrikë që nga privatizimi i ndërrrmarrjes posaqërisht në fushën e ambientit ku janë investuar më shumë se 12 milion euro.

"Së fundmi është lëshuar në funksion edhe Sistemin Mates Kontinual për Emetimin e pluhurit dhe gazrave”.

Ministri Beqaj shtoi se “gjithashtu është për ta përgëzuar Ferronikelin edhe për disa projekte sociale që është duke realizuar fabrika dhe shpresoj që këto projekte nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen”.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunës së Drenasit Nexhat Demaku bëri të ditur se komuna e Drenasit ka një  bashkëpunim të mirë me Ferronikelin ku edhe kanë filluar të realizojnë disa projekte sic është infrastruktura dhe përkrahja sociale.

Të dy delegacionet i bënë edhe  një vizitë Fabrikës pothuajse në të gjitha sektorët e operimit.

Këto vizita u bënë në kuadër të ftesave që NeëCo Ferronikeli i ka bërë të gjitha insitucioneve të Kosovës për ta vizituar Fabrikën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)