Mini Cooper ka tërhequr 250 000 makina
Prishtinë, 17 janar - Mini Cooper ka tërhequr 250 000 makina në të gjithë botës për një problem në pompën e ujit.
Problem i cili mund të çojë deri në shkaktimin e zjarrit. Makinat me probleme të Mini-t janë të modeleve Cooper S dhe JCW, të cilat janë prodhuar nga marsi i vitit 2006 deri në tetor të vitit 2010-të.
Mini e cila disponohet nga gjiganti gjerman i makinave BMW ka saktësuar se mos funksionimi i një qarku elektrik shkakton tej nxehje të ujit gjë e cila rrit rrezikun për shkaktim të zjarrit apo djegie.
Një zëdhënës i kompanisë ka bërë me dije se deri tani ka pasur 4 raste ku Cooper S është përfshirë nga zjarri për shkak të këtij problemi.
Pronarët e këtyre makinave do ti dërgojnë letër distributorëve të Mini-t, të cilat më pas këta do të rregullojnë këtë problem.
Tërheqja e këtyre makinave vjen pak kohë pasi Mini kishte deklaruar shitje rekord për vitin 2011, mbi 285 mijë makina.