26 Dhjetor 2024

Minatorët kërkojnë që Trepça të behët Ndërmarrje Publike

Prishtinë, 20 janar - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi ka vizituar minatorët e minierës në Stan Tërg, të cilët në orët e paradites kanë filluar grevën në horizontin e 10-të.

 Kryetari Bahtiri i shoqëruar nga menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava kanë folur me minatorët grevist për të kuptuar qëllimin e grevës së tyre.

Ata i kanë thënë kryetarit Bahtiri dhe menaxherit Tmava se kanë vetëm një kërkesë recidive, e cila duhet të realizohet brenda 24 orësh, e ajo është aprovimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, me të cilin ligj Trepça hiqet nga menaxhimi i AKP-së dhe shndrrohet në ndërmarrje publike.

Kryetari Bahtiri dhe menaxheri Tmava ju kanë thënë minatorëve se i kuptojnë fare mirë brengat e tyre për Trepçën dhe se edhe ata dhe të gjithë të tjerët që ia duan të mirën Trepçës janë të brengosur për fatin e saj.

“Edhe unë edhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës jemi të lidhur ngushtë me Trepçën sepse ajo është sinonim i zhvillimit të komunës dhe vendit, sepse nga Trepça kanë siguruar ekzistencën mijëra familje jo vetëm mitrovicase por edhe më gjerë. Fuqishëm angazhohem dhe besoj se ashtu do të jetë që Trepça të merr statusin e ndërmarrjes publike dhe për të,  të vendosin  institucionet e Republikës së Kosovës.\"

\"Prandaj, unë kërkoj që të keni besim në këto institucione dhe tu japim pak më shumë kohë  për të realizuar kërkesën tuaj, e cila është njëkohësisht kërkesë e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës”, është shprehur kryetari Bahtiri.

Kryetari Bahtiri dhe menaxheri Tmava janë dakorduar për bashkërendim të aktiviteteve për ruajtjen e rendit dhe qetësisë dhe për zgjidhjen e problemit të Trepçës në mënyrë demokratike e transparente dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës.

 Ata për të biseduar për situatën në Trepçë, për në orën 16.00, kanë caktuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Në horizontin e 10-të të Trepçës janë ngujuar 220 minatorë grevist të ndërrimit të parë, ndërsa që rreth orës 15.00 atyre filluan të ju bashkëngjiten edhe minatorët e ndërrimit të dytë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)