Metalurgë e punëtorë polakë në grevë
Varrshavë, 27 mars - Mijëra punëtorë të uzinave dhe minierave të çelikut iu bashkuan grevës në jug të Polonisë, në zonën industriale të Silesia.
Punëtorët ndalën punën për 4 orë, përderisa protestën e nisi sindikata "Solidariteti".
Protestuesit kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Punëtorët protestojnë gjithashtu kundër ndryshimeve në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë.
Që nga viti 1989, kur në Poloni ra qeveria komuniste, në vend u mbyllën shumica e minierave dhe uzinave metalurgjike.