Mercedes prezanton konceptin GLA
Frankfurt, 30 prill - Mercedes-Benz prezabtoi pak ditë më parë konceptin e saj të ri, GLA i cili pritet të prezantohen në sallonin e makinave në Shangai.
Ky crossover është i gjatë 4.38 m., i gjerë 1.97 m. dhe i lartë 1.57 metra. Së bashku me hapësirën ndërboshtore prej 2.69 metra.
Për tërheqje është përgjegjës motori 2.0-litra, me 4-cilindra turbo i cili është marrë nga A250 modeli dhe i cili zhvillon 211 kuaj fuqi dhe është i pajisur me ndërruesin 7G-DCT me lidhje të dyfishtë dhe me tërheqjen 4MATIC në të katër rrotat.
Kjo makinë prezantohet me motorret 4-cilindërsh me benzinë dhe me naftë me forcën deri në 211 KF.
Në përgatitje është edhe versioni AMG i pajisur me motorin 2.0-litra me katërcilindra prej 354 KF.