Mercedes me model të ri SL 2012
Frankafurt, 24 dhjetor - Modeli i ri SL, me emrin e koduar R321, deri tani si model i shtrenjtë sportiv kabriolet është parë si automobil për të zgjedhurit, ndërsa gjykuar sipas fotografive zyrtare kështu edhe do të mund të mbetet.
Është ky Mercedes-i i parë i prodhuar në pjesën më të madhe nga alumini që ofron peshë më të vogël për deri në 140 kilogramë. Pasojë është sjellja dukshëm më e shkathët e veturës, por edhe efekti më i vogël negativ për kuletën e blerësve dhe për rrethinën.
Sistemi Agility Control Suspension vjen si pako standarde, sikur edhe Direct-Steer sistemi drejtues elektromekanik. Si opsion ofrohet edhe Active Body Control. Versionin më të dobët atë SL 350 e vë në funksion motori 3.5 V6 me 302 KF dhe 370 Nm, i cili harxhon 6.8 l/100 km.
Versioni më i fuqishëm SL500 vjen me tëin turbo motorin 4.7 V8 të njohur nga S klasa, ndërsa të cilin e karakterizojnë 429 KF dhe 700 Nm.
Edhe përkundër zvogëlimit të vëllimit të punës për 0.7 litra të motorit, në krahasim me paraardhësin është më i fuqishëm për 12%, ndërsa momenti rrotullues është rritur për madje 30%. Është e mjaftueshme të thuhet që ky version deri në 100 km/h arrin për vetëm 4.6 sekonda.