24 Dhjetor 2024

Mercedes ka prezantuar modelin e ri Sedan S-Class

Frankfurt, 2 gusht - Mercedes ka prezantuar modelin e ri Sedan S-Class, vetura e cila gjithsesi do të ndikojë në segmentin e luksit, deri në kohën kur gjenerata e re do ta zëvendësojë diku rreth vitit 2020.

Modeli i ri vjen me shumë shtesa elektronike, tejet të dobishme, të sigurisë, ‘të gjelbra’ dhe inovative, të paketuara në njërin nga kreacionet më të bukura të Mercedes-it. Dizajnin e shkëlqyer e përcjellin proporcione të shkëlqyeshme.  

Dy variantet tjera janë motorët me naftë, ndërsa përderisa modeli S350 është tejet i qartë me motorin e tij me naftë 3.0 litërsh me 254 kuaj fuqi, modeli i dytë është tejet interesant. Modeli S300 BlueTec Hybrid përdor agregatin e njëjtë 2.1 litërsh me katër cilindra sikurse modeli i vjetër S250 CDI.

Mirëpo, falë motorit elektrik (atij S400 Hybrid) fiton 27 kuaj fuqi shtesë. Rezultati i kësaj është përshpejtimi nga 0 në 100 km/h, e arrin për 7.6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 km/h.

Sa i përket harxhimeve, edhe përkundër asaj se bëhet fjalë për motor të fuqishëm, harxhimet e tij janë vetëm 4.4 litra për 100 kilometra të kaluara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)